Australia do të aplikojë një tarifë shtesë prej 35% për të gjitha importet nga Rusia dhe Bjellorusia, sipas një njoftimi të Departamentit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë në një deklaratë për shtyp të enjten, shkruan CNN.
“Duke përsëritur mbështetjen e Australisë për “sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”, Australia do të bashkëpunojë me partnerët e saj për të siguruar që Rusia të mbajë përgjegjësi për veprimet e saj”, thuhet në njoftim.
Deklarata përkoi me fjalimin virtual të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në parlamentin australian të enjten.
Rikujtojmë se presidenti i SHBA-së Joe Biden më 11 mars bëri thirrje për pezullimin e aktiviteteve tregtare me Rusinë dhe tha se SHBA-ja do të ndalojë importet e ushqimeve të detit, vodkës dhe diamanteve nga vendi si pjesë e një përpjekjeje për të rritur presionin ekonomik ndaj Rusisë.
/abcnews.al