Koronavirusi vijon të jetë në qendër të vëmendjes për shkak të numrit në rritje të viktimave në shumë shtete të botës.
Së fundmi Australia ka konfirmuar viktimin e dytë nga virusi kinez. Si masë të shtuar për mbrojtjen e përhapjes së tij qeveria australiane ka bërë me dije se do të rrisë kufizimet e saj të udhëtimit në Kinë, Iran dhe Korenë e Jugut menjëherë pasi konfirmimit të një tjetër viktime nga koronavirusi.
Sipas zyrtarëve, pritet të ketë masa të shtuara të kontrollit për udhëtarët që vijnë nga Italia, përfshirë kontrollet e temperaturës, marrjen në pyetje për gjendjen shëndetësore në sportelet e kontrollit (çka është e detyrueshme)dhe kontrollet e mëtejshme nga forcat kufitare Australiane dhe oficerët e bio-sigurisë./abcnews.al