Australia “fiton bastin”, tre shtetet e mëdha një javë pa asnjë të infektuar

schedule08:26 - 14 Nëntor, 2020

schedule 08:26 - 14 Nëntor, 2020

Tre shtetet më të populluara të Australisë kanë kaluar të paktën një javë pa asnjë rast infektimi, një ogur i mirë për vendin që po rikuperohet nga pandemia pas shpërthimit.

Victoria, në qendër të shpërthimit të virusit në muajt e fundit, ka regjistruar ditën e 15 rresht, pa raste të reja apo të vdekur nga Covid-19, dy javë pasi shteti doli nga bllokimi më i gjatë dhe më i rreptë në botë.

Fqinji,Uellsi i Ri Jugor, shteti më i populluar i vendit, ka kaluar shtatë ditë pa raste të transmetimit lokal, ndërsa Queensland ka dy muaj pa asnjë rast.

Mbyllja e shpejtë e kufijve të Australisë dhe masat shtrënguese, por me një kosto të rëndë për ekonominë, e kanë ndikuar që epidemi të mos përhapet më tej. Por shpërthimi i korrikut në Victoria e zhyti shtetin në një bllokim të ashpër 111-ditor që përfundoi në fund të tetorit. g.v/abcnews.al