Australia dhe Kanadaja ngrijnë fondet për refugjatët palestinezë

schedule14:41 - 27 Janar, 2024

schedule 14:41 - 27 Janar, 2024

Australia dhe Kanadaja kanë njoftuar pezullimin e financimit të tyre për agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë (Unrwa), pas akuzave nga autoritetet izraelite se punëtorët mund të kenë qenë të përfshirë në sulmin e Hamasit të 7 tetorit.

SHBA-ja njoftoi të premten se po “pezullonte përkohësisht” të gjitha financimet e ardhshme të agjencisë së OKB-së, e cila është në qendër të shpërndarjes së ndihmës për civilët në Rripin e Gazës.

Këtë të shtunë, Ministrja e Jashtme Australiane Penny Wong tha se ishte “thellësisht e shqetësuar” nga akuzat kundër Unrwa.

“Ne po flasim me partnerët tanë dhe do të pezullojmë përkohësisht pagesën e fondeve të fundit,” shkroi ministrja në Platformën X. “Ne mirëpresim përgjigjen e menjëhershme të Unrëa, duke përfshirë përfundimin e kontratave me anëtarët e stafit si dhe shpalljen e një hetimi. në akuzat kundër organizatës”.

Nga ana e tij, ministri kanadez i Zhvillimit Ndërkombëtar, Ahmed Hussain tha të premten se “Kanadaja po pezullon përkohësisht çdo financim shtesë për UNRËA, ndërkohë që ajo kryen një hetim të plotë mbi këto akuza”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!