Administrata e Barnave Terapeutike në Australi ka njoftuar të premten me anë të një deklarata se ka aprovuar antiviralin Remdesivir si opsionin e parë zyrtar për të trajtuar koronavirusin e ri.
“Remdesivir është opsioni më premtues për të reduktuar kohën e qëndrimit për pacientet që vuajnë nga një forme e rëndë infeksioni, njoftoi TGA me anë të një deklarate të publikuar në uebsajt.
Në deklaratë thuhej po ashtu se medikamenti “ofron reduktim potencial të ngarkesës në sistemin e shëndetit në vend. Duke shkurtuar kohën e shërimit, pacientët do mund të dalin më herët nga spitali duke liruar shtretërit për ata që kanë më shumë nevojë.”
“Në një kohë që ky është një hap shumë i madh në luftën e Australisë kundër pandemisë, është e rëndësishme që të theksohet se produkti ka treguar se nuk e shëron koronavirusin dhe po ashtu nuk u lehtëson gjendjen pacientëve me simptoma të lehta,” thuhet më tej në njoftim.
Sipas asaj që thuhet në deklaratë, Australia është një nga rregullatorët e parë që autorizon përdorimin e Remdesivir-it si trajtim për Covid-19 pas aprovimit të tij në BE, Japoni dhe Singapor. /abcnews.al/