Australi: Protestuesit i vënë flakën Shtëpisë së Vjetër të Parlamentit në Canberra

schedule07:00 - 30 Dhjetor, 2021

schedule 07:00 - 30 Dhjetor, 2021

Ish-ndërtesa e parlamentit të Australisë në kryeqytetin Canberra u dogj për pak kohë të enjten nga protestuesit gjatë një demonstrate për sovranitetin e aborigjenëve tha policia. Askush nuk u lëndua nga zjarri, i cili përfshiu dyert e hyrjes së Parlamentit të Vjetër përpara se të shuhej.

Dhuna në protesta në këtë shkallë është e rrallë në Australi raporton “BBC”. Të enjten, punëtorët brenda ndërtesës së trashëgimisë u evakuuan shpejt pasi shpërtheu zjarri. Tani ish-godina e parlamentit që është kthyer në muze mbylli dyert në datën 20 dhjetor për shkak të protestave. Drejtuesit e muzeut nuk bërë kanë asnjë koment në lidhje me ngjarjen që ndodhi ditën e mërkurë.

Aktivistët indigjenë kanë mbajtur demonstrata në prag të 50-vjetorit të krijimit të Ambasadës së Çadrës së Aborigjenëve në lëndinat e përparme të parlamentit. Policia e Territorit të Kryeqytetit Australian tha se aktiviteti ishte përshkallëzuar në vend javët e fundit. Parlamenti i Australisë u zhvendos në një ndërtesë të re pak larg në Capital Hill në vitin 1988 por Shtëpia e Parlamentit të Vjetër ka mbetur si një muze dhe vend i trashëgimisë kombëtare.

Vënia e zjarrit në një ndërtesë nuk është një protestë e ligjshme është një krim dhe një krim i rëndë shkroi në Twitter zëvendëskryeministri Barnaby Joyce. Policia deklaroi se ka nisur hetimet për shkaqet e zjarrit. / abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!