Australi, arrestohet një agjent ekonomik i Koresë së Veriut

schedule14:55 - 17 Dhjetor, 2017

schedule 14:55 - 17 Dhjetor, 2017

Në Australi është arrestuar një agjent i Koresë së Veriut, i cili vepronte për të siguruar të ardhura për regjimin e Kim Jong-un. Gjithashtu ai ishte ndërmjetës edhe për shitjen e armëve të shkatërrimit në masë.

Një person është arrestuar në Sidnej për dyshimet se vepronte si agjent ekonomik për Korenë e Veriut. Lajmi është konfirmuar për AFP nga Policia Federale e Australisë. Chan Han Choi, 59 vjeç, është akuzuar zyrtarisht për eksportime të paligjshme nga vendi i tij dhe për diskutimin e furnizimit me armë të shkatërrimit në masë. Policia thotë se ai ka shkelur sanksionet e Kombeve të Bashkuara dhe Australisë.

Çështja kundër Chan, i cili ka jetuar në Australi për më shumë se 30 vite, është i pari i llojit të tij në këtë shtet. Gjithashtu kjo është hera e parë që dikush është akuzuar nën Ligjin e Armëve të Shkatërrimit në Masë të vitit 1995. Policia thotë se ka prova se Chan kishte qenë në kontakt me “zyrtarë të lartë në Korenë e Veriut”.

Ata pretendojnë se kishte ndërmjetësuar shërbime në lidhje me programin e armëve të Koresë së Veriut, duke përfshirë shitjen e shërbimeve të specializuara dhe teknologjinë e raketave balistike ndaj subjekteve të huaja, me qëllim të gjenerimit të të ardhurave për regjimin e Koresë së Veriut. Chan gjithashtu akuzohet për ndërmjetësimin e shitjes së qymyrit nga Koreja e Veriut për grupe në Indonezi dhe Vietnam. Ai rrezikon deri në 10 vite burg pasi përballet me gjashtë akuza në total. Ndërkohë, 30 vjeçari ka mohuar çdo akuzë./abcnews.al