Auron Tare: Ministrin e turizmit nuk e ndjek. Plazhi me distancim? Eksperiment i dështuar

schedule18:23 - 28 Prill, 2020

schedule 18:23 - 28 Prill, 2020

Auron Tare në studion e “ABC News” ka folur çështjen e jahteve luksoze, incidentin që ndodhi me jahtin “Maltese Falcon”  që ka marrë vëmendjen kohët e fundit në Shqipëri. Sipas tij çështja do të zgjidhet nga drejtësia.

“Një anije e cila vjen kërkon furnizim, për arsye të situatës së pandemisë nuk merr furnizim në kohë, kërkon të qëndrojë 2 ditë të tjera. Për këtë arsye merr leje nga Autoriteti Portual. Ndërkohë një institucion tjetër shtetëror të përze. Kjo çështje tani ka shkuar në Prokurori dhe do ta zgjidhë Prokuroria, unë e kam çuar në Prokurori. Fakti që Autoriteti Portual i Durrësit, me shkresë dha leje që të qëndrojë tregon që nuk ka pasur asnjë lloj problematike. Shumë njerëz nuk e njohin fushën e jahteve. 

Jahtet kanë problemin e siguracione. 4-5 vite Shqipëria ka filluar të sjellë jahte. Kompanitë shqiptare dikur çonin naftë në Mal të Zi. Debati u bë publik për shkak të sjelljes së keqe, turizmi është sjellje dhe kjo situatë është shumë delikatë, u shpreh Tare.

Auron Tare ka folur edhe për situatën e turizmit në vend që tashmë është edhe sektori më i goditur nga COVID-19. Tare tha për gazetarin Endri Xhafo se turizmi në Shqipëri nuk ishte i konsideruar me një potencial të madh, turizmi elitar është i vështirë sipas tij për tu arritur.

Tare tha se ende sot mendjet e mira të këtij vendi nuk janë ulur për të menduar ecurinë e turizmit.

“Saranda është një model i turizmit të dështuar. Ne kemi edhe zonë të mbrojtur edhe gurore. Duhet të qartësohet se çfarë do të bëhet me turizmin. Pas kësaj pandemie, turizmi nuk do të jetë më i njëjtë. Tashmë duhet të tentojmë një kualitet të mesëm. Butrinti shfrytëzohet më shumë nga Korfuzi se nga Shqipëria. Mali i Zi shfrytëzon Shkodrën për turizmin ditor”, tha Tare.

Auron Tare: Kosova duhet ta këtë gur themeli në shtetin e saj dënimin e kriminelëve

Më tej ai theksoi se modeli i turizmit në Shqipëri është i dështuar ndërsa shtoi se ky vit gjithashtu do të jetë dramatik.

A është i mundur distancimi fizik në plazhe?

Tare: Numri i turizmit në Shqipëri këtë vit do të jetë drastik. Do të ketë një pasojë shumë të rëndë në numra dhe në cilësi.

Gjatë intervistës në studio Tare tha se kompanive duhet tu hiqen të gjitha barrierat financiare.

Sa i përket deklaratës së Baton Haxhiut se marrëveshja Kosovë-Serbi duhet të përfshijë faljen e krimeve të luftës, Tare tha se dënimin e kriminelëve Kosova duhet ta këtë gur themeli në shtetin e saj.

“Është e pamundur që një kosovar të kërkojë falje për ato krime.  Nëse një intelektual del dhe thotë se duhet ti falim ata që na kanë vrarë, përdhunuar për mua është një turp i madh.

Edhe pse kam ndeshur emra intelektualësh që kishin një fasadë, por i shërbenin dikujt tjetër. Jam shumë i surprizuar që Batoni të dali dhe të pranojë faljen, është një çudi e madhe.

Qytetet më të mëdha kanë muze për të mbajtur gjallë atë që ka ndodhur. Kosova duhet ta ketë prioritet mbajtjen gjallë ta flakës, jo si mjet poshtërimi ndaj serbëve. Vet Kosova duhet të bëjë të mundur ti sjellë autorët para gjykatës, si detyrë morale”, u shpreh ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!