Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Aurela tregon si e fitoi betejën me kancerin: Mendoj se është larguar për të mos u kthyer më

schedule22:13 - 11 Nëntor, 2020

schedule 22:13 - 11 Nëntor, 2020

Suksesi i jetës, ishte fokusi në pjesën e dytë të emisionit “E Ardhmja Është Vajzë”.

Aurela Hoti me forcën e saj dhe mbështetjen e miqve tregon sfidën dhe si e fitoi betejën me kancerin.

Ajo çfarë të vjen ndërmend në ato momente të vështira është familja e cila është edhe forca e çdo njeriu.



E tillë ka qenë jeta edhe për Aurelën, e cila gjatë bisedës në studio me moderatoren Ermira Çaushollin, tregoi mes emocionesh dhe lotësh ndjesinë e frikës dhe forcën për të fituar betejën me kancerin.

“Është shumë e vështirë të shtysh tutje të ligën. I kam dhënë kurajo vetes edhe duke u lutur në Zot, mendoj se është larguar për të mos u kthyer më. Unë sërish jam në emocion. Nuk e kam kaluar lehtë është shumë e fortë dhe të them të drejtën të gjithë jemi përgatitur për të dyja ndjesitë. Edhe nëse unë iki apo edhe nëse unë rri, do të zgjidhte si e kishte shkruajtur Zoti. Për faktin që unë jam është një mrekulli. Nuk do të reshtja kurrë së foluri për mjekët”, shprehet ajo.

Teksa kthehet pas, ajo tregon se forca e djalit që për të ishte mbështetje e jashtëzakonshme.

“Pothuajse ato dy vjet, unë kam pasur dyert të hapura edhe nëpër vente. Kisha shansin e madh që takova njerëz të artit, këngës. Tre vajza shkodrane janë gjendur me mua që në ditët e para, vajzat labe gjithashtu me hapën derën. Këto njerëz më kanë dhënë forcë. Përveç djalit nuk kam dashur afër asnjë njeri tjetër”, u shpreh ajo.

Aurela tregoi se për rreth 2 vite ka kaluar sfidë pas sfide dhe se kimioterapive ishin momente shumë të vështira: “Kam një fotografi me djalin, të dy me flokë të prerë. Klajdi ka qenë gjithmonë shumë i dhënë pas meje”.

Në këtë betejë duhet të besosh se do t’ja dalësh shprehet më tej Aurela teksa frymëzon më kurajon, forcën dhe besimin se sfidave duhet t’i përgjigjemi me dëshirën për t’i fituar.

“Gratë duhet të jenë të forta. Nuk dua ta mendojnë se ajo gjë që kanë i mund. Nëse t’i vërtet e do dhe nuk e mendon të keqen brenda teje, gjithmonë ia del”, u shpreh Aurela./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!