Studentët iu drejtuan këtë të hënë fakultetit të shkencave të natyrës, por në klasa mungonin pedagogët.
U mirëpritën vetëm ata që shkuan për herë të parë në auditor dhe në orën 10:00 siç kishin paralajmëruar, u grumbulluan jashtë fakulteteve për të protestuar. Pankartat për protestën i ngjitën në murin e shkollës.
Protesta o organizuan në pjesën më e madhe të fakulteteve në kryeqytet, por pati dhe nga ata që refuzuan.
Në universitetin e Mjekësisë mësimi vijoi normalisht. Në fund të protestës së sotme, kreu i sindikatës së punonjësve të universitetit Aleksandër Kovaçi tha se greva do të vijojë edhe ditën e nesërme.
Të paqartë për situatën e krijuar u shprehen studentët e viteve të para, ata që u mirëpritën sot nga pedagogët e tyre. Studentë të tjerë iu bashkuan protestës, duke lënë auditoret.
Pedagogët shprehen të vendosur se nuk do të tërhiqen. I kanë paraqitur qeverisë 9 kërkesa, më kryesorja rritja e pagës deri në 50 përqind