AUDIO / Vetëm një herë, është ndjenjë s’e komandoj dot: Del përgjimi tronditës i babait që ngacmoi seksualisht vajzën

schedule23:09 - 13 Maj, 2020

schedule 23:09 - 13 Maj, 2020

Është zbardhur përgjimi i realizuar nga 18 vjeçarja e cila ka akuzuar babain e saj për ngacmim seksual. ABC News ka siguruar përgjimin që vajza i ka bërë babit të saj ndërsa ai dëgjohet qartë se çfarë i kërkon vajzës. Audio e cila ka dalë ne media tashmë ka tronditur opinionin publik.

LEXO edhe: “Më kërkoi të kryenim marrëdhënie”: Abc News zbardh dëshminë e vajzës së dhunuar nga babai në Maliq

Përgjimi:

Babai: Vetëm 1 here, do ndihesh mirë.
Vajza: Ti je babai im
Babai: Dakord që jam babai yt, po kjo eshte ndjenje
Vajza: Neser flasim
Babai: E di me babi e di, flasim kur të duash, por këto janë ndjena, ndjenjat nuk komandohen.
Vajza: Ndjenjat do ti komandosh aty ku duhen jo aty ku nk duhen.
Babai: …..

Vajza: Nuk duhet te flasësh me mua për budallëqe
Babai: Jo nuk është nuk është gjë e zotit ajo
Vajza: Edhe clidhje ka me mua?
Babai: Jo nuk ka lidhje, por që ta dish
Vajza: Mos fol budallëqe ik fli gjumë
Babai: Vetëm një herë
Vajza: Po ti je babai im
Babai: E di, por është ndjenjë
Vajza: Je në vete o ba, po më ke evlat, je në terezi?
Babai: Ndjenjat nk komandohen, pastaj kush do e marrë vesh?

LEXO edhe: Ngacmoi seksualisht të bijën, arrestohet 37-vjeçari nga Maliqi

Abc News ka mësuar se ka qenë 18-vjeçarja ajo që ka denoncuar të atin ndërkohë që ka siguruar dëshminë e vajzës dhënë për autoritetet gjatë marrjes në pyetje.

Sipas vajzës babai i saj prej kohësh pinte dhe dhunonte bashkëshorten ndërsa i ka kërkuar dhe asaj vetë të kryenin marrëdhënie.

Mësohet se babai i saj është person problematik dhe përdorues i lëndëve narkotike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!