Audio-regjistrimi, Biba: Keqardhje për Biankun, historia po kthehet në presion për punën time në KQZ

schedule10:41 - 30 Gusht, 2018

schedule 10:41 - 30 Gusht, 2018

Nënkryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba, ka dalë sërish në një konferencë për mediat në lidhje me audio-regjistrimin ku ai dëgjohet të bisedojë me gjyqtarin e shqiptar në Gjykatën e Strasburgut, Ledi Biankun.

Biba tha se gjithçka ishte një bisedë mes miqsh dhe se ndihet i keqardhur nga fakti që Bianku e ka referuar rasitin si qasje të papërshtashme.

“Gjithçka ishte një bisedë normale mes dy miqsh të cilën zoti Bianku e ka referuar si qasje të papërshtatshme. Më vjen keq që z.Bianku nuk e ndau me mua aty për aty, të ndërpriste bisedën dhe të më thoshte që ishte e papërshtatshme. Kjo nuk e shqetësoi Strasburgun. Fakti që Strasburgu nuk reagoi tregon se sa e parëndësishme ishte kjo bisedë mes një përfaqësuesi të saj dhe një të qeverisë shqiptarë. Mesa duket biseda u përdor për teatër brenda politikës shqiptare”, tha Biba.

Më tej, Biba shtoi se gjithçka po kthehet në një mjet presioni kundër tij për rolin e tij që ka në KQZ. Gjithashtu, ai shtoi se do t’i dërgojë një letër kryetarit të Gjykatës së të Drejtave të Njeriut për audio-regjistrimin.

“Në këtë pikë nuk më mbetet veçse të besoj se kjo histori po shndërrohet në shantazh dhe presion tashmë të papërshtatshëm në lidhjen me punën time në KQZ në prag të fushatës zgjedhore. Kam vendosur që t’i drejtohem me letër kryetarit të Gjykatës së të Drejtave të Njeriut për çështjen e audio-përgjimit. Është e papranueshme që kjo të ndodhte në tempullin e drejtësisë dhe jam i sigurtë që gjykata do të reagojë mbi këtë.”, u shpreh Biba./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!