Audio-përgjimi, policia gjyqësore në selinë e PD-së

schedule10:25 - 15 Maj, 2018

schedule 10:25 - 15 Maj, 2018

Një ditë pas publikimit të audio-përgjimit nga PD për vëllanë e ministrit të Brendshëm, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dërguar sot përfaqësues të saj në selinë e Partisë Demokratike në Tiranë për të sekuestruar këtë video-përgjim.

Burime pranë selisë blu bëjnë me dije se pasi njoftoi protokollin e Partisë Demokratike për kërkesën e prokurorisë, oficeri i Policisë Gjyqësore është pritur nga dy deutetët Enkelejd Alibeaj dhe Ervin Salianji, si dhe eksperti ligjor Gazment Bardhi, të cilët i kanë dhënë një kopje të audio-përgjimit të pretenduar në një kompakt disk.

Pas marrjes së këtij video-përgjimi, organi i akuzës pritet të nisë verifikimet përkatëse së pari për autenticitetin e përgjimit dhe më pas për elemente të tjerë të tij. Në audio-përgjim dëgjohet personi i pretenduar nga PD si Agron Xhafaj, teksa bisedon me një tjetër person, të liruar nga burgu në Itali, për t’i siguruar një rrugë transporti droge.

Sipas PD-së, Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, është organizator i trafikut të drogës në Vlorë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!