“Audienca në TKOB është 10-fishuar”, drejtoresha: Muzika shqiptare rezulton më e papëlqyera nga publiku

schedule09:02 - 27 Mars, 2024

schedule 09:02 - 27 Mars, 2024

Drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Abigela Voshtina ka treguar se audienca në këtë institucion është 10-fishuar, kjo pasi janë duke afruar teatrin me publikun.

E ftuar në “Pas Mesnate”, ajo tha se rezulton që muzika shqiptare në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit është më papëlqyer nga publiku, për këtë kanë zgjedhur t’i japim zë në forma të ndryshme.

Sakaq, Voshtina ka theksuar se me “strategjitë” po përdorin, po afrojnë publikun që në asnjë mënyrë nuk do të shkonte në teatër për të parë një shfaqje që zgjat katër orë.

“Unë kam një politikë në të cilën quaj disa nga programet si ‘yje’, është ky imazhi i jashtëzakonshëm që keni këtu dhe që krijon një relaksim për shpirtin dhe për syrin. Janë disa programe që janë fisnike dhe nuk heqin vlerën e orkestrës, është një vlerë e shtuar. Në këtë mënyrë afrojnë disa persona që në teatër nuk do vinin ndryshe, nuk do të vinin për të parë Aidën, sepse zgjat katër orë. Pra, po bëj përzgjedhje t’i drejtohem audiencës së gjerë. Kjo është arsyeja dhe tjetra është rritja teknike e trupave, duke prekur dhe kapur një pjesë të repertorit që nuk është bërë asnjëherë, jo sepse dua të shtojë numrin e premierave, por sepse dua të bëjë një repertor siç ishte Oratoriumi, i cili nuk është bërë kurrë, por jo të gjithë mund ta bëjnë sepse është i vështirë dhe në Itali nuk bëhet.

Të jem e sinqertë nuk ka një shitje të biletave për sa i përket muzikës shqiptare. Unë kam menduar se do të ishte më mirë me doza të vogla, një pjesë e muzikës shqiptare. Po flasim për pjesën simfonike, nuk po flasim për operat dhe baletin”, tha ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!