Pierre-Emerick Aubameyang ka zhvilluar stërvitjen e parë me Arsenalin. Ai pritet të debutojë në fushën e lojës për “The Gunners”, të shtunën, në sfidën kundër Everton.
Pavarësisht kësaj, stërvitjen e parë, ai e bëri të diferencuar nga lojtarët e tjerë të skuadrës.
Aubameyang u ble për 56 milionë paund nga Borussia Dortmund duke u bërë kështu futbollisti më I shtrenjtë në historinë e Arsenalit.
28-vjeçari shënoi 21 gola me Dortmundin këtë sezon. Me kontratën e re, ai do të përfitojë 180.000 dollarë në javë, duke u bërë kështu edhe lojtari më i paguar i skuadrës./abcnews.al