“Aty ishte dhe nuk ia doli’, Xhaferaj i prerë: Sot nuk duhet rikthimi i Lulzim Bashës

schedule14:09 - 26 Maj, 2023

schedule 14:09 - 26 Maj, 2023

Nëse do marrë apo jo drejtimin e PD, pas dorëheqjes së Enkelejd Alibeajt, është një vendim që i takon ta marrë vetë Jorida Tabakut. Kështu u shpreh deputeti demokrat Ferdinand Xhaferaj në studion e Tirana Live në ABC Neës, ndërsa vlerësoi figurën e saj.

“Mendoj se si z.Bardhi që u caktua për të drejtuar grupin parlamentar janë të përgjegjshëm, mendoj se bën edhe ajo kalkulimet e saj dhe veprimet i orienton në funksion të shanseve për suksese. Është një vendimmarrje që i takon asaj. Si për Tabakun edhe për Bardhi, i rekomandoj nga e mira e përbashkët. Nëse do hyjmë në rrugica të vogla politike, vetëm se i arratisemi gjësë kryesore. Duhet të biem darkord se e kemi të detyrueshme të konvergojmë bashkë.” tha Xhaferraj.

Ndër të tjera Xhaferaj tha se ajo që duhet rënë dakord fillimisht ka të bëjë me faktin se nuk duhet të dëgjojmë opinionet e tjetrit por të shohim evidencën elektorale. Ai shtoi se Bashën e mbështet si deputet, si koleg, por jo për të qenë në krye të partisë.

“Si deputet i PD do e mbështesja, është koleg i mirëpritur, për të tjera nuk kam asnjë arsye të mbështes z.Lulzim Basha duke goditur të mirën e përbashkët. Të mbështesësh Bashën sot do të thotë t’i kundërvihesh të mirës së përbashkët. Nuk duhet sot rikthimi i Lulzim Bashës, sot duhet rikthimi i opozitës në alternativë dhe Basha aty ishte dhe nuk ia doli dot.” u shpreh Xhaferaj./abcnews.al