“Ata në Vlorë janë gjeneratorë që përdoren në vendet e botës së tretë,” Elezi: Rritja e çmimit të energjisë, vendim politik

schedule19:59 - 29 Shtator, 2022

schedule 19:59 - 29 Shtator, 2022

Një ndër arsyet se përse vendi ndodhet në krizë energjitike dhe për pasojë kemi edhe rritje të çmimit është edhe keqmenaxhimi i prodhimit vendas.

I këtij mendimi është eksperti i energjitikës Eduard Elezi, i cili në një bisedë me Juli Xhokaxhi në “Radari Informativ” në ABC shpjegoi se është keqmenaxhuar edhe pjesa e importeve.

“Është keqmenaxhuar prodhimi vendas. Pjesa e përdorimit të prodhimit vendas përmes kaskadës së Drinit. Por është keqmenaxhuar pjesa e importeve. Importet e energjisë elektrike i referohen bursës hungareze. Për energji mujore: 3 mujore, 6 mujore dhe vjeçare. Ka dy vite që i referohen energjisë ditore të bursës. Dhe blenë energji për 1-2 ditë deri në një javë. Ne përfitojmë çmimet më të larta të bursës.”

Sipas asaj që shpjegon Elezi, Shqipëria blen energji ne sasi shumë të vogla dhe dëmi ekonomik që shkaktohet është i madh.

Po ashtu, Eduard Elezi shtoi se për keqmenaxhimin në KESH duhet ndërhyrë dhe duhen bërë hetime.

“Ka një keqmenaxhim në KESH, duhet ndërhyrë dhe të shohin çfarë ka ndodhur në KESH. Sistemi i shpërndarjes ka konsumuar, 1.2  miliardë euro për investime. Ka humbur paraja. Qeveria është palë.  1.2 miliardë investime dhe nuk janë bërë në bazë të asaj që duhej të ishin realizuar. Bursa shqiptare nuk është bërë.”  

Ndërsa, sa i përket dy TEC-eve në Vlorë. Eksperti i energjitikës thonë se në fakt bëhet fjalë për dy gjeneratorë që përdoren kryesisht në vende të botës së tretë.

Sipas tij, kostoja që kanë dhe ndotja që shkaktojnë është e lartë.

“Ata e kanë koston 500 euro megavati dhe 70 milionë ju bën vetëm qiraja. 120 mega në orë. Pjesa e dytë është nafta që është D2, me ligjin shqiptar nuk lejohet që të përdoren në proces biznesi në Shqipëri. Shkakton edhe ndotje.”

Edhe rritja e tarifës sipas Elezit është e paligjshme. Ai thotë se vendimi për rritjen e tarifës ishte politik. Eksperti shpjegon se ndër të tjera enti rregullator duhej të kishte bërë seanca dëgjimore me grupet e interesit. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!