Atletico-Real, Casillas: Derbi i bukur, fitorja alternativa e vetme për ne

schedule18:57 - 6 Mars, 2021

schedule 18:57 - 6 Mars, 2021

Ditën e nesërme pritet të zhvillohet derbi madrilen mes Atletico Madrid dhe Real Madrid. Legjenda e “Los Blancos”, Iker Casillas, e di shumë mirë rëndësinë e kësaj sfide dhe sidomos në një moment të tillë. Diferenca mes ekipeve është vetëm 5 pikë, edhe pse djemtë e Simeones kanë edhe një ndeshje më shumë për të luajtur.

“Shpresoj se do të jetë një ndeshje bukur në mënyrë që njerëzit ta shijojnë atë. Është gjithmonë bukur kur ka një ndeshje mes Realit dhe Atleticos. Dëshira ime është që Real Madrid të fitojë dhe të shkurtojë hendekun me kreu, edhe pse duhet pranuar që Atletico po zhvillon një sezon shumë të mirë”, deklaron spanjolli.

 

“Ne kemi nevojë që t’u afrohemi atyre për të luftuar për titullin e LaLigas. Ndoshta një sfidë e tillë mund të vendosë shumë”, përfundon Casillas, i cili u tërhoq nga futbolli i luajtur verën që kaloi. Derbi pritet të zhvillohet në orën 16:15 në stadiumin “Wanda Metropolitano”. /abcnews.al