Atletico nuk e ndal, Lemar gati të firmosë për klubin e ri

schedule20:07 - 6 Janar, 2020

schedule 20:07 - 6 Janar, 2020

Drejtuesit e Tottenham duket se kanë gati dhuratën e parë për trajnerin Mourinho. Londinezët kanë vendosur në shenjestër yllin e Atletico Madrid, Thomas Lemar.

Lënia në stol në kohët e fundit mund ta shtyjnë francezin të mendojë largimin, duke parë dhe afrimin e Euro 2020. Tottenham e kërkon në janar në formë huazimi, duke paguar dhe 6 milionë euro.

Madrilenët janë dakord pë transferimin e Lemar, por në fund të sezonit nëse Tottenham kërkon kartonin duhet të paguajë plot 60 milionë €. Francezi ka shënuar 3 gola në 64 ndeshje me fanellën e Atleticos, që nga mbërritja e tij në Madrid në 2017. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!