Chelsea dhe Atletico Madrid pritet të kenë disa takime, jo vetëm për shkak të së ardhmes së Saul, e cila nuk është aspak e qartë, por gjithashtu se “Colchoneros” kanë në medje për të nënshkruar me mbrojtësin, Marcos Alonso.
Anësori i cili është edhe pjesë e kombëtares së Spanjës ka qenë në axhendën e klubit të Madridit për një kohë të gjatë. Pas një bisede Berta- Simeone, është vendosur që të provohet nënshkrimi i tij në janar ose në në verë.
Atletico dëshiron një lojtar që të zëvendësoje Lodin dhe Alonso është nga të preferuarit e bordit sportive. Me një vlerë tregu prej 15 milion eurosh, nënshkrimi i tij po merr vrull. /abcnews.al