Gjykata e Apelit për Krime të Rënda në Athinë shpalli fajtorë të 42 të pandehurit në çështjen kundër “Agimit të Artë”, duke konfirmuar vendimin e Shkallës së Parë.
Sipas gjykatës, “Agimi i Artë” funksiononte si organizatë kriminale, me strukturë të organizuar, hierarki dhe veprimtari të koordinuar, jo thjesht si parti politike, shkruajnë mediat greke.
Disa nga të dënuarit për drejtimin e organizatës janë Nikos Michaloliakos, Ilias Kasidiaris, Ioannis Lagos, Christos Pappas, Ilias Panagiotaros, Giorgos Germenis, Artemis Matthaiopoulos.
Ish-deputetët dhe anëtarët e Agimit të Artë vepronin në një mënyrë të koordinuar, të organizuar dhe të udhëhequr nga lart me një sfond specifik dhe i shërbenin një strukture specifike kriminale të tipit nazist.
11 ish-deputetët të cilët u dënuan janë, Antonios Gregos, Eleni Zaroulia, Polyvios Zisimopoulos, Panagiotis Iliopoulos, Nikos Kouzilos, Dimitris Koukoutsis, Nikos Michos, Konstantinos Barbarousis, Stathis Boukouras, Chrysovalantis Alexopoulos dhe Michalis Arvanilitis.


