Pas disa ditëve qetësi, rikthehen sërish tensionet mes Greqisë dhe Turqisë.
Athina akuzon Ankaranë se paraditen e sotme shkeli hapësirën e saj ajrore pasi avionë luftarakë turq “F-16” fluturuan mbi ishujt Makronisi dhe Anthropofagoi.
Provokimet vijnë ndërsa sot ministri i Jashtëm Nikos Dendias kritikoi ambasadorin turk për pretendimet e Greqia po provokon vazhdimisht Turqinë.
Dy palët janë rikthyer në dialog për cështjen e detit, por për zgjidhje për momentin as nuk bëhet fjalë, ndërsa SHBA dhe BE vijojnë që të bëjnë thirrje për qetësi./ db/ Abcnews.al