Athina foli shqip!/ Takim madhështor. Emigrantët: Sot ishte dita jonë!

schedule15:27 - 12 Maj, 2024

schedule 15:27 - 12 Maj, 2024

Stadiumi “Galatsi” në Greqi nuk kishte më vende të lira, por kjo nuk i ndaloi shqiptarët që jetojnë prej vitesh në vendin fqinj  që të ndjekin fjalën e kryeministrit Edi Rama.

Ata u mbudhën dhe jashtë mjediseve të tij.

Ndjehen të përkrahur dhe krenarë.  Ndërkohë kanë këto komente  rreth fjalës së kryeministrit.

Disa kërkojnë të drejtën e votës ndërsa të tjerë  mendojnë kthimin në atdhe.