Greqia dhe Turqia pas 6 vitesh heshtje tashmë pritet që të takohen me 25 janar, siç është konfirmuar një ditë më parë nga të dy palët. Ky është një takim që duket se Athina nuk di se çfarë pritet të ndodhë duke pasur parasysh ata që kanë ndërmjetësuar përpjekjen për grusht shteti kundër Rexhep Tajip Erdogan dhe kthesën e qartë nacionaliste që nga ajo kohë nga qeveria fqinje.
Ndërkohë në Athinë, është e qartë se prej asaj që diskutohet në publik po lëviz në fushën e krijimit të përshtypjeve, siç është propozimi për “ndërmjetësimin” e Edi Ramës dhe një takim i dy ministrave të jashtëm, Nikos Dendias dhe Mevlut Tsavousoglou, në Tiranë. Në lidhje me një fakt të tillë, pala greke është shprehur kundër një ndërmjetësimi të tillë dhe takimi në Tiranë.
Dialogu mes Greqisë dhe Turqisë është një çështje e ndërlikuar pasi kujtojmë se një gjë e tillë ka nisur që në vitin 2002 dhe deri në vitin 2016 nuk u arrit asnjë zgjidhje ndërsa tashmë pritet që pas 5 vitesh qetësi të arrihet një dakordësi mbi një marrëveshje për caktimin e kufijve të ujërave territoriale.
Mediat greke bëjnë me dije se autoritetet përkatëse kanë bërë me dije se përveç çështjeve që lidhen me zonat detare (ujërat territoriale, shelfi kontinental, zona ekskluzive ekonomike) nuk ka ndërmend të diskutojë asgjë tjetër.
Nga ana tjetër pala turke ngre, të paktën publikisht, një numër çështjesh, kryesisht të demilitarizimit të ishujve dhe vënien në dyshim të sovranitetit të disa ishujve.
Rëndësia e rifillimit të kontakteve eksploruese midis Athinës dhe Ankarasë u theksua nga përfaqësuesi i Komisionit Evropian për politikën e jashtme, Peter Stano.
Stano, është shprehur se nuk ka pas një njoftim zyrtar në lidhje me këtë takim por që e rëndësishme është që të dy vendet të arrijnë një marrëveshje./abcnews.al