Atentati tronditës ndaj ish-kryeministrit, vrasësi qëndroi për disa minuta me armë pas shpinës së tij

schedule08:40 - 9 Korrik, 2022

schedule 08:40 - 9 Korrik, 2022

Ka shumë teori për vdekjen e ish-kryeministrit tëJaponisë Shinzo Abe, 67 vjeç,  dhe njera prej tyre është se truprojat e tij nuk ishin të kujdesshëm,  Në një foto tronditëse shihet atentatori Tetsuya Yamagami, 41 vjeç duke qëndruar pas Abe me armën e lidhur me rripin e tij përpara se ish-kryeministri të mbante fjalimin e tij në Nara.

Yamagami dëgjon me qetësi për disa minuta, pastaj nxjerr armën. Vetëm dy sekonda para goditjes së parë, një truproje kthehet dhe e shikon vrasësin në sy. Policia japoneze po heton nëse ka pasur pika të dobëta sistemi i mbrojtjes për politikanët e rangut të lartë.

Duket se ka pasur shumë të tilla kur Abe u vra. Së pari pse asnjë roje sigurie nuk vuri re që një njeri i armatosur mund të qëndronte pas ish-kryeministrit për minuta të tëra?

Arma e bërë në shtëpi e Yamagamit duket si një pistoletë e madhe. Në dy sekondat midis goditjes së parë dhe të dytë, një truprojë mban një çantë antiplumb përballë Abe, por pse asnjëri prej tyre nuk hidhet në mënyrë mbrojtëse ndaj politikanit të lartë?

Për shkak se godet vetëm gjuajtja e dytë, Abe rrëzohet i plagosur për vdekje në qafë dhe gjoks.

Pse Yamagami ishte në gjendje të gjuante përsëri? Pyetja ngrihet duke bërë një krahasim me SHBA-në.

Gjatë atentatit ndaj Ronald Reganit në vitin 1981, i armatosuri John Hinckley u mposht nga truprojat brenda dy sekondave. Truprojat e Abe ia dalin vetëm pesë sekonda pasi ish-kryeministri u godit për vdekje. Ish-kryeministri vdiq në orën 17:03 me orën lokale në spital për shkak të arrestit kardiopulmonar.

Atentatori Tetsuya Yamagami e ka pranuar krimin.

“Ai deklaroi se kishte inat kundër një organizate të caktuar dhe e kreu aktin sepse besonte se ish-kryeministri Abe kishte një lidhje me të,” tha një zyrtar i lartë i policisë në një konferencë për shtyp.

Është e paqartë se cila organizatë është.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!