Atentati në Vlorë, zbardhet pista kryesore ku po heton policia

schedule09:35 - 25 Maj, 2020

schedule 09:35 - 25 Maj, 2020

Kanë kaluar 24 orë nga atentati ku humbi jetën një i ri në Vlorë dhe akoma ngjarja është mister për uniformat blu.  Burime për Abc News bëjnë me dije se në atentatin ndaj 26 vjeçari Kristian Breshanaj, kanë marrë pjesë më shumë se dy persona. Policia bën me dije se djegia e makinës e bën akoma më të vështirë pistën e hetimit, pasi është një zonë në kryqëzim.

Gazetari Elton Nika raporton për Abc News se pista kryesore e hetimeve është jeta dhe aktiviteti i tij në Belgjikë.

Deri më tani burime nga policia kanë bërë me dije se nga provat e mbledhura nga vendi i ngjarjes dyshohet se kanë qenë dy persona të cilët në momentin që është djegur automjeti, më pas janë larguar me një tjetër automjet të ndihmuar nga persona të tjerë. Gjithahstu dyshohet se autorët i kanë vëzhguar për disa ditë radhazi lëvizjet e të riut.

Lexo edhe:E vranë në derën e shtëpisë, zbardhet e shkuara e 26-vjeçarit në Vlorë

Ndërkohë në dëshmitë e familjarëve dhe të miqve të Kristian Breshanajt, rezulton se ato nuk kanë qenë në dijeni të ndonjë konflikti që mund të ketë ndodhur në Shqipëri përgjatë këtyre tre muajve që ai ishtë kthyer nga Belgjika.

Ndër të tjera gazetari bën me dije se policia mendon se bëhet fjalë për një atentat të mirorganizuar, ajo ka sekuestruar të gjithë kamerat e sigurisë së zonës përreth për të zbuluar më shumë në lidhje me këtë ngjarje./abcnews.al