Policia akoma nuk ka gjetur autorët e atentatit ndaj ish-mësuesit në Vlorë, por kanë detaje të reja rreth kësaj ngjarjeje. Elius Thartori u qëllua me automatik në prani të gruas dhe fëmijëve.
Ish mësuesi i Fiskulturës në Vlorë u qëllua me automatik nga një distance prej 70 metrash.
Kur ai mori një plumb në gjoks, ndodhej në ballkonin e shtëpisë bashkë me gruan dhe fëmijët.
Këto janë detajet më të reja që burimet i afruan ABC News për atentatin ndaj Elius Thartorit, një person i dënuar më parë me 10 vjet burg, pasi në moshën 17 vjeç vrau njerkun e tij në Durrës.
Në vendin e ngjarjes nuk u gjet asnjë gëzhojë dhe ekspertët thonë se autorët ishin me makinë. Ata kanë qëlluar nga brenda.
Policia siguroi targën e makinës së atentatorëve, por ato dolën fallso.
Ngjarja ndodhi të premten e kaluar, por ende nuk është rënë në gjurmët e autorëve. Shënjestra i cili është akoma në spital, por jashtë rrezikut për jetën kishte vetëm pak kohë i kthyer nga Italia. /ABC News Albania 24/7