Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me atentatin e zhvilluar mesditën e së premtes në lagjen “10 Korriku” Vlorë.
Sipas policisë së Vlorës autori i ngjarjes Marios Ramosaçoj është dorëzuar, mbremjen e djeshme rreth ores 22.30 të mbrëmjes. Ndaj tij rëndon akuza e kanosjes dhe armëmbajtjes pa leje.
Gazetari Elton Nika raporton për abcnews.al se ka qenë një konflikt banal mes dy të rinjve, i cili është agravuar nga sharje dhe fyerje, dhe më pas me kanosjen me armë.
Gjithashtu mësohet se Ramosaçoj para bluve të Vlorës, ka deklaruar se është takuar për të sqaruar një bisedë.
“Nuk kam pasur asnjë motiv ta qëlloja, thjesht ka qenë një reagim i momentit”, ka thënë ai./abcnews.al