Mbrëmjen e sotme në qytetin e Tepelenës një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër i plagosur, si pasojë e një atentati. Vëllezërit Artur dhe Artan Bresha, janë qëlluar me armë zjarri, rreth orës 8 të mbrëmjes së sotme, ku mbeti i vdekur, Artur Bresha 46 vjeç, ndërsa vëllai i tij Artani, ka mbetur i plagosur, por sipas policisë, është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia ka dhënë edhe detajet e para të kësaj ngjarje:
“Tepelenë/Informacion paraprak.
Në dalje të qytetit të Tepelenës, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi A.B., rreth 47 vjeç, si dhe është plagosur në këmbë vëllai i tij, shtetasi A.B., rreth 43 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor nga DVP Gjirokastër dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen ne autorëve
Në ndihmë të Grupit të posaçëm hetimor janë nisur menjëherë edhe një grup specialistësh të Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.
Në akset rrugore nacionale dhe ato rurale që lidhen ne qytetin e Tepelenës Policia ka ngritur menjëherë pika kontrolli
Forca të shumta të Policisë Tepelenë dhe të D.V.P. Gjirokastër po bëjnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al