Atentati në Shkodër, policia: Dy të vrarë dhe dy të plagosur (EMRAT)

schedule17:14 - 30 Tetor, 2024

schedule 17:14 - 30 Tetor, 2024

Policia e Shkodrës ka dhënë njoftim zyrtar në lidhje me atentatin e ndodhur në zonën e Dobraçit, mesditën e së mërkurës.

Sipas informacioneve paraprake të uniformave blu, ngjarja ndodhi rreth orës 15:50, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip Benz, në lëvizje, me të cilin qarkullonin Hamza Lici dhe Arlind Bushati.

Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën Hamza Lici dhe është plagosur rëndë Arlind Bushati.

Automjeti që udhëtonin Lici dhe Bushati, ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur një motoçikletë që udhëtonte çifti i bashkëshortëve, Bashkim dhe Flutura Basha. Kjo e fundit ka ndërruar jetë, ndërsa Bashkim Basha ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë Njësia Shkodër, si dhe janë nisur në ndihmë 2 grupe të Repartit Special “RENEA”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!