Atentati në Shkodër, familjarët e Pashko Ujkës: Nuk është plagosur dhe kërcënuar gjatë detyrës

schedule10:00 - 30 Nëntor, 2021

schedule 10:00 - 30 Nëntor, 2021

Familjarët e Pashko Ujkës, i cili mbeti mbrëmjen e djeshme viktimë e atentatit, mohojnë që të jetë plagosur më herët gjatë detyrës së tij.

Nisur nga lajmet në media, të afërmit e tij sqarojnë se nuk është e vërtetë që ai të jetë plagosur, kërcënuar apo qëlluar shtëpia gjatë kohës kur ka qenë deputet apo kryetar i komunës Velipojë. Gjithashtu sipas tyre, Ujka nuk i ka pasur borxhe financiare dhe s’ka pasur as mosmarrëveshje për çështje ndërtimesh.

Lexo edhe: “Ra në tokë papritur”! Dëshmia e gruas së ish-deputetit që u vra me silenciator në Shkodër

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:15 në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër, kur 64-vjeçari po lëvizte më këmbë me bashkëshorten e tij. dyshohet se Ujka është qëlluar me selenciator. Në dëshminë e saj bashkëshortja ka thënë se ai ra menjëherë në tokë.

64-vjeçari mori një plagë në shtyllën kurrizore. Ai ndërroi jetë në spital, pasi ishte futur në sallën e operacionit. g.v/abcnews.al