Njëri nga viktimat e së shtunës në Shkodër, Astrit Bilali iu është kundëpërgjigjur autorëve të atentatit. Policia ka siguruar dëshmitarë që kanë parë shkëmbimin e zjarrit, sikurse në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja pistolete e cila ndodhej pranë trupit të viktimës. Kurse për makinën e djegur nga autorët, policia e Shkodrës bënë me dije se përveç se me targa të falsifikuara ky mjet është deklaruar i vjedhur që në muajin dhjetor të 2018-ës. Madje targat më parë janë mbajtur nga një tjetër mjet tip Volsvagen, gjithashtu i vjedhur. Brenda në benzin që dyshohet se përdorën atentatorët u gjet një automatik që rezulton se është përdorur për në vrasjen e dy vëllezërve Bilali. Gjatë natës policia ka shoqëruar shumë persona, por akoma nuk është rënë në gjurmët e autorëve të cilët ekzekutuan në derën e shtëpisë dy vëllezërit Bilali mëngjesin e së shtunës në Shkodër. /abcnews.al
Atentati në Shkodër, dalin detaje të reja
schedule10:20 - 31 Mars, 2019
schedule 10:20 - 31 Mars, 2019