Atentati në Shkodër, 33 vjeçari u qëllua me breshëri, në makinë me të ishte edhe e ëma

schedule19:28 - 9 Mars, 2022

schedule 19:28 - 9 Mars, 2022

38 vjeçari Admir Bajri është qëlluar me armë zjarri në lagjen Dobraç sapo ka ndalur makinën e tij tip “Benz” para një supermarketi. Bashkë me të ndodhej edhe mamaja e tij.

Sapo ka ndaluar makinën autorët të cilët ende nuk janë identifikuar kanë qëlluar ndaj tij me breshëri.

38 vjeçari është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal Shkoder i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja për kapjen e autorit/ëve.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!