Orlando Paplekaj, djali i një polici burgu është qëlluar nga një “Golf” teksa po udhëtonte me “Kamionçinë” teksa po udhëtonte në rrugën dytësore Xhafzotaj –Shijak, rreth orës 12:10.
“Në rrugën dytësore Xhafzotaj –Shijak, rreth orës 12:10, nga një automjet tip “Golf”, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Kamionçinë”, që drejtohej nga shtetasi O. P.“, thotë policia.
Si pasojë e të shtënave nuk ka persona të lënduar. Paplekaj ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë kamionçina ka dalë nga rruga, por pa pësuar dëmtime fizike drejtuesi i mjetit.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha rrugët kryesore e dytësore, si dhe kanë rrethuar zonën. Vijon krehja e saj për kapjen e autorëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtim e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorëve.
/abcnews.al