Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Atentati në Rinas, i mirëorganizuar”/ Delia: Krimi, afër perfeksionit. Konfliktet e Gilmando Danit, të shumta

schedule13:27 - 12 Nëntor, 2025

schedule 13:27 - 12 Nëntor, 2025

TIRANË- Etleva Delia, autore e “Gjërat Tona” në ABC News e ftuar në “News Line” foli për atentatin e ndodhur në Rinas, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani, miku i Emiliano Shullazit dhe u plagos, Muçi Shaljani.

Gjatë intervistës, Delia tha se vrasja në Rinas ishte e mirëorganizuar dhe se dyshohet për katër autorë, njëri prej tyre shofer.

Më tej nënvizoi se nuk përjashtohet mundësia që të kenë pasur informator brenda terminalit në Rinas.

“Deri në këto momente nuk kemi emra konkret personash të dyshuar. Nisur nga vetë ngjarja, krim gati ‘perfekt’ kam dyshimet e mia, nisur edhe nga eksperienca e ngjarjeve të mëparshme, nëse do bëja një paralele ngjason me një vrasje të ndodhur në Vlorë. Ku u vra Bledar Birçaj…Ishte pothuajse njësoj. Edhe në këtë rast një nga kallashnikovët i ka rënë në tokë njërit prej autorëve dhe është kthyer ta marrë. Mund të jetë rastësi, nuk do të thotë se është i njëjti grup. Por uroj që kjo ngjarje të zbardhet. Autorët e ngjarjes kanë marrë çdo masë, kanë qenë të maskuar, kanë njohur mirë zonën, janë larguar nga një rrugë rurale. Ngjarja është menduar nga atentatorët që të mos lënë gjurmë. Për ngjarje të tilla çdo informacion që mund të rrjedhë aksidentalisht mbase mund të prishë hetimet, por në ngjarje të tilla janë më të rezervuar për informacione. Është një listë e gjatë konfliktesh, Gilmando Dani dhe Emiliano Shullazi kanë qenë personazhe që bashkëvepronin dhe kanë një historik më shumë se 20 vjeçar përplasjes që kanë pasur me grupe të ndryshme. Nisur nga bisedat që kanë dalë nga SkyEcc, janë ekspozuar shumë plane. Në bisedat e fundit që dolën flitet për një grup në Fushë Krujë, por nga ana tjetër një tjetër ngjarje në Vlorë. Këto sigurisht që do të identifikohen ashtu edhe shumë ngjarje të tjera”, tha Delia.

Sa i përket pezullimit të zinxhirit komandues në AMP, gazetarja Delia tha duhet të kishte pasur më shumë vëmendje dhe se një person që ka ndryshuar të dhënat nuk duhej të bëhej pjesë e policisë.

“Ai quhet Mustafa Sheqeri dhe minimalisht duhet të ishte bërë për gjeneralitetet e tij të sakta. Ne kemi parë që në ndihmë të grupeve të strukturuara kriminale nuk ishin vetëm punonjës policie, kishte edhe prokurorë, gjyqtarë apo edhe hetues. Dhe kjo nuk duhet të kalojë kaq lehtë. Besoj që duhet të ketë edhe një reformim”, u shpreh më tej gazetarja Etleva Delia.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!