Atentati në Pogradec, 5 të arrestuar, ndihmuan autorët të largohen: Sekuestrohen 3 makina

schedule09:10 - 26 Prill, 2022

schedule 09:10 - 26 Prill, 2022

5 persona janë arrestuar për plagosjen e Johan Muçllarit ditën e djeshme në Pogradec. Të arrestuar për moskallëzim krimi janë Fatjon Bono 21 vjeç, Kristian Kresto, Hekuran Gjona, Ledion Shkullaku dhe Rudi Shaho. Nga provat e grumbulluara policia bën me dije se këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me automjete dhe me veprime aktive, kanë ndihmuar autorët e ngjarjes, që të largohen nga vendngjarja.

“Në vijim të punës hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur pasditen e djeshme, në qytetin e Pogradecit, ku shtetasit F. B., 21 vjeç dhe G. M., 20 vjeç, banues në Pogradec, gjatë një konflikti, tentuan të vrisnin me armë zjarri tip pistoletë shtetasin J. M., 22 vjeç, banues në Pogradec, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, të shtetasve: B., 32 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec; K. K., 26 vjeç; H. Gj., 22 vjeç; L. Sh., 27 vjeç; R. Sh., 28 vjeç, banues në Pogradec. Nga provat e grumbulluara rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me automjete dhe me veprime aktive, dyshohet se kanë ndihmuar autorët e dyshuar të ngjarjes, që të largohen nga vendngjarja”, njofton policia.

Lexo edhe: EMRAT/ I “forti” i Pogradecit në burg, i biri merr pistoletën dhe tenton të vrasë “hasmin”

Sekuestrohen 3 makina që janë përdorur nga autorët për t’u larguar. “Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe sekuestrua automjeti tip “Volkswagen Golf”, në përdorim të shtetasit F. B., i cili është përdorur në ngjarje, si edhe automjetet tip “Benz” dhe “BMW X5″, me të cilët janë ndihmuar shtetasit F. B. dhe G. M., për t’u larguar nga vendi i ngjarjes”.

Lexo edhe:I biri sot kërkoi hakmarrje, kush është “Lili i Rrushkës”, i forti i Pogradecit që vendoste gjoba

Vijojnë të jenë në kërkim 2 autorët Firdeus Berberi dhe Griseld Maxhari të cilët akuzohen për veprat penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Si ndodhi plagosja?

Plagosja ka ndodhur te pedonalja e qyteti të Pogradecit në zonën rezidenciale ku ndodhen hotelet e qytetit. Johan Muçllari u paraqit vetë në spitalin e Pogradecit me plagë plumbi në këmbë dhe me një tjetër plagë në kokë, të shkaktuar nga goditje me thikë. Pas marrjes së ndihmës së parë, i riu u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë. Sipas  policisë, autorët e dyshuar të krimit janë Firdeus Berberi dhe Greis Maxhari. Burimet i thanë abc-së se fillimisht të rinjtë kishin debatuar me fjalë mes tyre, por konflikti degradoi në sherr me grushte dhe në përdorimin e thikës. Më pas dyshohet se 20 vjeçari Firdeus Berberi qëlloi me armë drejt Muçllarit. Policia gjeti në vendngjarje një gëzhojë pistoletë.Të njëjtat burime zyrtare nga policia e Pogradecit thanë se ka dyshime që edhe njëri nga autorët, Greis Maxhari, të jetë plagosur me thikë. Dy autorët u larguan nga vendngjarja në drejtim të Korçës me një automjet Golf, ngjyrë të errët dhe blutë e Pogradecit po punojnë për kapjen e tyre.

Lexo edhe: Nga djegia e makinës te breshëria ndaj hotelit dhe kapja nga RENEA: Konflikti mes grupit të “Lilit të Rushkës” dhe pronarëve të “Volorekës” që sot desh çoi në një viktimë

Familjet e dy të rinjve të përfshirë në këtë ngjarje, Berberi dhe Muçllari janë në konflikt mes tyre prej më shumë se dy vjetësh. Në gusht 2020, disa persona sulmuan me breshëri arme hotelin në pronësi të të atit të të plagosurit të sotëm, Jetmir Muçllari, pranë Drilonit. Fatmirësisht nga ky sulm ndaj godinës dhe makinave të parkuara nuk pati të lënduar edhe pse hoteli ishte plot me pushues, në kulm të sezonit turistik. Babai i Firdeus Berberit, Ilir Berberi u akuzua asokohe si një nga personat e përfshirë në këtë sulm me armë dhe u arrestua nga RENEA disa ditë më vonë, i fshehur në një çadër në pyllin e fshatit Vërdovë. Por kjo akuzë për 54 vjeçarin Ilir Berberi ka rënë dhe mbi të rëndon vetëm akuza armëmbajtje pa leje.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!