FUSHË-KRUJË– Valter Bami është arrestuar në lidhje me atentatin në Larushk të Krujës ku u vra Ramazan Sino dhe u plagosën dy fëmijët e objektivit, Gentjan Bajtja. Bashkë me të janë shoqëruar mbrëmjen e sotme edhe dy miq të Valter Bamit si persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.
Policia thotë se në përgjigjen e aktit të ekspertimit kimik, ka rezultuar se në dorën e majtë të Valter Bamit janë konstatuar faktorë plotësues të qitjes me armë zjarri.
Konretisht Bamit i janë gjetur mbetje baruti. Në dëshminë e parë deklaroi se nuk ka lidhje me ngjarjen, por hetuesit dyshojnë se është i përfshirë. Deri me tani akuzën e ka për armëmbajtje deri në momentin që do i gjenden prova më të forta për ta fajësuar për atentatin.