Atentati në Elbasan, si policia shmangu eleminimin e 23 vjeçarit

schedule10:51 - 16 Janar, 2020

schedule 10:51 - 16 Janar, 2020

Në lidhje me atentatin në Elbasan, burime pranë grupit hetimor pohojnë se ngjarja ka qenë e mirëorgnizuar dhe autori, apo autorët, kanë pasur si qëllim eleminimin e 23 vjeçarit.

Korrespodenti i ABC News në Elbasan raporton për abcnews.al se si pasojë e patrullimit të shpeshtë, që ka bërë policia në qendër të qytetit, atentatori (atentatorët), nuk kanë mundur të dalin nga automjeti për të realizuar eleminimin e Kei Pikut.

Autorët kanë qëlluar drejt 23 vjeçarit, nga brenda automjetit në të cilin ndodheshin.

Pasi ka pikasur se po qëllohej, i riu iu është shmangur plumbave drejt tij, dhe ka shkuar në fund të makinës së parkuar, ku ka rënë në toke. Mësohet se Kei Piku, ka marrë 3 plumba dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Me sa duket patrulla e policisë, është ndodhur shumë pranë vendit të ngjarjes, pasi kanë qenë efektivët që kanë gjetur të riun, dhe e kanë përcjellë më pas, drejt urgjencës së spitalit të Elbasanit.

Sakaq policia është duke ushtruar kontroll në gjithë pikat kyce të qytetit të Elbasanit, ndërkohë ka shoqëruar disa persona, si të dyshuar se kanë dijeni për atentatin ndaj të riut./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!