Atentati në “Don Bosko”, vëllai i viktimës: Sulmi nuk ishte për ne

schedule15:16 - 11 Janar, 2022

schedule 15:16 - 11 Janar, 2022

Nga Xhensila Kodra

Policia dhe Prokuroria nuk kanë ende asnjë autor të dyshuar për atentatin e ndodhur një javë më parë në Don Bosko, në Tiranë me 1 të vrarë e 4 të plagosur.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se tre ditë më parë, Blerim Çela, vëllai i viktimës, Erion Çelës, ka dalë nga reanimacioni. Ai vijon të jetë i shtruar në Spitalin e Traumës. Dëshmia e tij konsiderohej kyçe për hetuesit.

28 vjeçari është rimarrë sërish në pyetje mesditën e djeshme. Kjo pasi dy ditë pas ngjarjes, ai i tha policisë se nuk kishte konflikte me njeri.

LEXO EDHE: Atentati në Don Bosko, daja i viktimës: Nipërit janë marrë me trafik narkotikësh

ABC mëson se edhe në dëshminë e dytë, 28 vjeçari Çela ka mohuar të ketë konflikte me njeri. Madje hetuesve u është drejtuar me fjalës, se autorët mund t’i kenë ngatërruar dhe se nuk kanë qenë ata objektiv i atentatit.

Por, pavarësisht këtij pretendimi, policia është e bindur se shkak i atentatit është konflikti për drogën. Kjo, nisur nga precedenti i mëparshëm i dajës së vëllezërve Çela, Edmond Crroj, i cili mbeti i plagosur në atentatin e pasdites së 4 janarit. Më herët, ai është proceduar në Itali për drogë e në Francë për trafikim të qenieve njerëzore. Në Itali, për trafikim droge janë hetuar edhe dy vëllezërit Blerim dhe Erion Çela.

Ndërsa për makinën Mercedes Benz E Class të përdorur nga autorët, policia nuk ka ende asnjë gjurmë të saj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!