Atentati në “Don Bosko”, autorët studiuan zonën dhe ndoqën shënjestrën disa ditë

schedule11:30 - 5 Shtator, 2024

schedule 11:30 - 5 Shtator, 2024

Autorët e atentatit me 2  të plagosur pasditen e të martës në Don Bosko, dyshohet se kanë mbajtur nën vëzhgim Kastriot Elezajn dhe Renaldo Metushin prej disa ditësh, pasi ata kanë pasur informacion lidhur me vendin se ku konsumonin kafen.

Për sa I përket ditës së ngjarjes, AbcNeës, mëson se autorët të cilët dyshohet të kenë qenë 3, kanë mbërritur në afërsi të lokalit rreth orës 13:40 minuta, gjysmë orë para se të kryenin atentatin.
Në zonën pranë lokalit autorët kanë qëndruar të parkuar pranë një pallati, pa dal nga automjeti tip “Golf5”.

Nga ajo çka është filmuar nga kamerat e sigurisë Kastriot Elezaj dhe Renaldo Metushi kanë ardhru në këmbë dhe janë ulur në verandën e lokalit për të konsumuar kafe. Për tu siguruar se aty ndodheshin dy personat që kërkonin, autorët kanë lëvizur për një moment me makinën e tyre përballë me Kastriot Elezajn dhe Renaldo Metushin, ndërsa brenda pak çastesh janë rikthyer në cepin e pallatit. Aty kanë kthyer makinën dhe kanë qëlluar në drejtim të 45-vjeçarit Kastriot Elezaj dhe 22-vjeçarit Renaldo Metushi, me 7 plumba pistolete me silenciator.

Sa i përket itinerarit, nga këqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë, është zbuluar se makina e autorëve të dyshuar ka ardhur nga Kamza, te Liqeni i Paskuqanit, ka hyrë në afërsi të Bulevardit të Ri dhe është futur në zonën e ngjarjes. Të njëjtin itinerar autorët e dyshuar kanë ndjekur edhe për tu larguar pas atentatit, derisa e dogjën makinën në Qerekë, sapo kalon Kamzën.

Sipas hetuseve për tyë humbur gjurmët atuorët, kanë zgjedhur fshatin Qerekë për të djegur makinën për shkak se zona nuk është e mbuluar me kamera sigurie.

Për sa I përket targave të automjetit, rezulton se I përkasin një makine tjetër në zonën e Valiasit. Këto targa nuk rezultojnë të denoncuara dhe dyshohet se janë të dubluara nga autorët e atentatit.

Po ashtu as makina tip gol 5 ngjyrë gri, e cila u përdor në krim, nga hetimet e derimëtanishme nuk rezulton të jetë e vjedhur në Shqipëri. Ka dyshime se ky atuomjet mund të ketë hyrë nga Kosova, ndaj grupi hetimor është në kontakt me palën kosovare për të përcaktuar se kujt i përket ky automjet./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!