Një tjetër person është arrestuar nga policia e Beratit në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 2 janar në lagjen “Donika Kastrioti”, ku dy shtetas u qëlluan me armë, ndërsa po lëviznin me automjet.
Në reagimin zyrtar policia sqaron se hetimet janë ende në vijim, dhe se shtetasi i arrestuar 32-vjeçari ka bashkëpunuar me 46-vjeçarin e për lëvizjen e automjetin dhe fshehjen e tij. Gjithashtu, u sekuestruan automjeti dhe arma e zjarrit që përdorën 2 vëllezërit e dyshuar për këtë ngjarje.
32-vjeçari dhe 46-vjeçari i ndaluar dje, në PKK Kakavijë dyshohet se kanë lëvizur nga Berati dhe kanë fshehur në Durrës, automjetin tip “Ford”, nga i cili dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri, dy vëllezërit.
Reagimi i policisë:
Vijojnë hetimet e thelluara rreth ngjarjes së datës 02.01.2025, në lagjen “Donika Kastrioti”. Si rezultat identifikohet dhe vihet në pranga një tjetër shtetas që përkrahu autorët e krimit.
Ditën e djeshme, u arrestua një 46-vjeçar që bashkëpunoi me 32-vjeçarin, për lëvizjen e automjetit, nga Berati, dhe fshehjen e tij në Durrës.
Gjithashtu, u sekuestruan automjeti dhe arma e zjarrit që përdorën 2 vëllezërit e dyshuar për këtë ngjarje.
Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore dhe procedurale, të kryera në drejtimin e prokurorit, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Berat vunë në pranga shtetasin , 32 vjeç, banues në Durrës.
Ai dhe shtetasi i ndaluar dje, në PKK Kakavije dyshohet se kanë lëvizur nga Berati dhe kanë fshehur në Durrës, automjetin tip “Ford”, nga i cili dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri, vëllezërit , në drejtim të shtetasve të tjere.
Vijojnë kërkimet për kapjen e shtetasve F. M. dhe M. M.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.