Atentati ndaj shqiptarëve në Athinë/ Identifikohet viktima dhe i plagosuri (EMRAT)

schedule13:47 - 15 Dhjetor, 2024

schedule 13:47 - 15 Dhjetor, 2024

Irakli Davella, 45 vjeç është shqiptari i cili u ekzekutua në një atentat të ndodhur mesditën e së dielës në Athinë.

Ndërsa i plagosuri është Edi Lolo. Ngjarja e rëndë ka ndodhur jashtë një kafene në zonën e Thrakomakedones.

Mësohet se është hapur zjarr nga një automjet i bardhë, që rezulton i vjedhur në mëngjes në zonën e Patisias në Athinë.

Viktima ka ndërruar jetë në vend ndërsa i plagosuri është në gjendje të rëndë pasi ka marrë plagë në kokë e bark.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Ndërkaq dyshohet edhe për një të plagosur të dytë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!