Atentati ndaj Prokurorit / Kejvina Kthella i drejtohet gjykatës me një kërkesë

schedule10:32 - 18 Nëntor, 2019

schedule 10:32 - 18 Nëntor, 2019

E përfolur si e dashura e Redjan Rrajes, Kejvina Kthjella, ka bërë kërkesë për të hequr sekuestron e vënë mbi makinën, celularit dhe llogarive bankare të cilat janë bllokuar nga Gjykata për Krime të Rënda.

Kërkesa do të shqyrtohet nga gjykatësja Daniela Shirka, e cila ka caktuar masën e Redjan Rrajes në seancën paraprake. Sekuestrimi është vendosur për llogari të hetimit të atentatit ndaj makinës së prokurorit Arjan Ndoj.

Në atentatin të Mbikalimi i Shkozetit mbeti i plagosur prokurori Ndoj, Aleksandër Laho alias Pëllumb Muharremi, i njohur si Rrumi dhe Andi Maloku. Ky i fundit ndërroi jetë pak ditë më pas./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!