Atentati ndaj Preng Gjinit në Tiranë, merren në pyetje disa persona në Rrëshen

schedule13:35 - 16 Shtator, 2020

schedule 13:35 - 16 Shtator, 2020

Pas atentatit të ndodhur pasditen  e djeshme në Vasil Shanto, ku si shenjestër ishte Preng Gjini, forca speciale të policisë janë drejtuar drejt Rrëshenit.

Gazetari Gjergj Figuri raporton për Abc News se deri më tani në policinë e Rrëshenit janë shoqëruar disa persona të afërm dhe familjarë të dy familjeve të njohura për hasmërinë e tyre në këtë qytet, të familjes Reçi dhe Gjini.

51 vjeçari Gjini i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë për shkak të plagëve të marra nga atentati i bërë një natë më parë,  është një ndër personat që dyshohet se ka qenë i përfshirë në vrasjen e Kastriot Reçit.

LEXO EDHE: I shpëtoi atentatit me shpërthim, dalin fotot e Preng Gjinit nga spitali

Ndër të tjera mësohet se Preng Gjini që pas vrasjes së vëllait të tij në gusht të 2019 nuk kishte një vend qëndrim të saktë ai e bënte jetën nga Mirdita në Tiranë, ndërkohë duket se për të shmangur një tragjedi në familje, gruan dhe dy fëmijët i kishte larguar jashtë Shqipërisë.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, ku 51-vjeçari ishte duke lëvizuar me makinën e tij tip mercedez-benz A Class, e cila shpërtheu, mbi urën pranë zonës së “Vasil Shantos”. Preng Gjini është vëllai i Armando (Tonin) Gjinit, ish-ushtari i Met Kananit, i cili u ekzekutua një vit më parë, përpara Katedrales së Rrëshenit. e.su./abcnews.al