Kryeministri Edi Rama ka reaguar për atentatin ndaj homologut sllovak, Robert Fico mesditën e së mërkurës në qytetin Handlova. Kreu i qeverisë shqiptare, përmes një postimi në rrjetin social X, shprehet se është i tronditur nga lajmi i tmerrshëm ndërsa i uron atin shërim sa më të shpejtë.
“Jam thellësisht i tronditur dhe i pikëlluar nga lajmi i makthshëm i sulmit ndaj kryeministrit të zgjedhur në mënyrë demokratike të Sllovakisë. Roberti është një i mbijetuar i fortë dhe një mik i dashur, dhe unë shpreh urimet e mia të përzemërta për një shërim të shpejtë dhe një rikthim të jashtëzakonshëm.”, shkruan Rama.
Shocked from the terrible news of the heinous attack on the elected Prime Minister of Slovachia, a great survivor and dear friend to whom I wish a quick recovery and another spectacular comeback.
— Edi Rama (@ediramaal) May 15, 2024
Ngjarja e rëndë ndodhi përpara një qendre të komunitetit kulturor në qytetin Handlova, ku kryeministri sllovak ishte në një mbledhje me kabinetin. Autori është vënë menjëherë në pranga nga autoritetet./abcnews.al


