Apeli i Posaçëm ka lënë të pandryshuar masën e arrestit në burg për Julian Meçajn, i akuzuar për atantatin ndaj ish prokurorit Arkan Ndoja dhe mikut të tij, Pëllumb Muharremi.
Muçaj akuzohet nga SPAK se me kërkesë të Plaurent Dervishajt, në bashkëpunim edhe me persona të tjerë, në disa raste tentuan të kryenin atentate të tjera ndaj Arjan Ndojës, Pëllumb Muharremit, por edhe personave të tjera.
Mecçaj u deportua në gusht të këtij viti nga Dubai bashkë me Plaurent Dervishajn.
Ngjarja ndodhi më 1 nëntor të vitit 2019, ku makina me të cilën udhëtonte ish prokurori, u qëllua me breshëri automatiku. Ndoja ishte në automjet me Landi Muharremin, i njohur si i “forti i Sukthit”, dhe me Andi Malokun, shofer i tij, i cili mbeti i vdekur. Ndoja dhe Muharremi u mbijetuan plagëve të marra./abcnews.al