Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Atentati ndaj ish prokurorit Ndoja/ Alibej: U përpoqën të prishnin provat, iu kërkuan 300 mijë euro. Ndojën do ta vrisnin me snajper te Gjiri i Lalzit

schedule10:59 - 4 Korrik, 2025

schedule 10:59 - 4 Korrik, 2025

I penduari i drejtësisë, Erion Alibej ka vazhduar dëshminë përpara togave të zeza lidhur me ngjarjet kriminale dhe përfshirjen e eksponentëve të ndryshëm. Në  Gjykatën e Posaccme ka nisur seanca e radhes  në ngarkim të Plarent Dervishaj dhe Julian Meccaj, tee akuzuar per  atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan ndoja  në 1 nëntor 2019 në mbikalimin e Shkozetit.

Alibej tha se për atentatin ndaj ish prokurorit Arjan Ndoja ishin përpjekur të prishnin provat dhe se kishin kërkuar 300 mijë euro.

“Në Sky me të kam folur për atentatet të familjes time dhe ajo që i kish ndodhur atij.



Për atentatin ndaj tij më vinin fjalë që e kishte bere Lul Berisha. Se nga më vinin këto informacione nuk i mbaj mend. Dervishajt i kam dërguar një foto të një Kabashi që me erdhi një informacion. Në Tims me ndihmonte një punonjës policie që me jepte cdo gjë. Ai punonte në Elbasan, në Policinë e Elbasanit për afro 1 vit.

Shtetasin Redian Rrajën e kam dëgjuar për herë të parë në televizor, nuk e kam njohur. Për të kam bërë një bisedë me Plarentin, pas atentatit, se ku ndodhej nuk e di. E dija që pas atentatit të Ndojës ishte Plaurenti pasi kishim folur për ato emra dhe ai nuk kuptonte arsyen pse i kishin bërë atij atentat. Atentati u zbulua shpejt pasi ata që bën atentatin pasi kishin lënë prova. Pasi u zbardh e pyes pse ndodhi kështu. Ai më tha se Redianin e kishte shumë shok dhe se e kishte bërë atentatin me dëshirë. Në atë kohë më tha se po përpiqej të prishte provat, te ekspertiza dhe që i kishin kërkuar 300 mijë euro.

Sa i përket prokurorit mbaj mend që diskutonim  pasi mua donin të më ekzekutonin me snajper dhe me erdhën info që edhe atë donin ta ekzekutonin me snajper dhe po mundoheshim të gjenim kush ekzekuton me snajper.

Në bisesa e sipër kemi folur që prokurori shkon te një lokal të Gjiri i Lalzit dhe më ka folur për plane që ta ekzekutonin atje me snajper.” / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!