Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj/ SPAK kërkon 30 vite burg për 5 të pandehur

schedule14:26 - 17 Shtator, 2024

schedule 14:26 - 17 Shtator, 2024

Prokuroria e posaçme ka kërkuar të martën dënimin me 30 vite burg në total për 5 personat që akuzohen për atenatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe mikut të tij Pëllumb Muharremi në nëntor të 2019-tës.

Atentati ndodhi pranë mbikalimit të sukthit në autostradën Tiranë Durrës, ndërsa I vrarë mbeti shoferi Andi Maloku që drejtonte makinën ku udhëtonin ish-prokurori Ndoja dhe Pëllumb Muharremi i njohur edhe me emrin Aleksandër Laho Për këtë ngjarje SPAK ka marrë të pandehur Ramazan Rrajën, Bashkim Haxhian, Gent Ndërjakun, Endrit Sinanin dhe Julian Pjetrin që në të njëjtën kohë iu është pranuar edhe gjykimi i shkurtuar dhe nëse gjenden fajtorë përfitojnë ulje të dënimit me një të tretën.

SPAK kërkon dënimin e Ramazan Rrajës me 11 vite burgim, nëse gjendte fajtor do të vujë 7 vite e 4 muaj burg. Për Genti Nderjakun spak kërkoi dënimin me 6 vite burg dhe për Bashkim Haxhia 5 vite e 4 muaj. Ndërsa  për Julian Pjterin e Endrit Sinanin u kërkua dënimi me nga 5 vite heqje lirie për secilin. Seanca e radhës do të mbahet në 2 tetor ku pritet që gjykata të japë edhe vendimin. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!