Një incident i rëndë ndodhi gjatë Drekës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, ku presidenti Donald Trump dhe anëtarë të administratës së tij u bënë objekt i një sulmi nga një person tashmë i arrestuar, i identifikuar si Cole Tomas Allen.
I ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, analisti Skënder Minxhozi u shpreh se, ndonëse ekzistojnë dyshime në opinionin publik amerikan mbi vërtetësinë e ngjarjes, mungesa e provave e bën të pamundur nxjerrjen e përfundimeve të nxituara. Sipas tij, më i rëndësishëm mbetet konteksti në të cilin ndodhi incidenti.
Minxhozi theksoi se ngjarja vjen në një moment të një polarizimi të thellë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e lidhur këtë situatë me politikat e administratës Trump. Ai përmendi tensionet ndërkombëtare, përfshirë përshkallëzimin e konfliktit me Iranin dhe politikat tarifore që kanë prekur marrëdhëniet me vende si Kanadaja, Kina dhe Japonia. Sipas analistit, këta faktorë kanë ndikuar në rritjen e çmimeve dhe pakënaqësinë e qytetarëve amerikanë.
“Ajo që tha profesori është e vërtetë. Unë po shihja disa sondazhe ku vetë populli amerikan është në pikëpyetje për vërtetësinë e ngjarjes. Për aq kohë sa nuk ka prova është e kotë të thuash se është e inskenuar. Ajo që është më e rëndës, është konteksti në të cilën ndodhi ngjarja. Vjen në një kohë ku Amerika është e polarizuar më shumë së kurrë.
Presidenca e Trump është një presidencë që SHBA-në e ka polarizuar skajshëm. Pas fillimit të luftës së Iranit dhe pas politikës së tarifave të Trump, ku Trump u prish me Kanadanë, Kinën, Japoninë. Tarifat dhe lufta në Iran ka rritur çmimet. Në Amerikë çmimet janë rritur shumë, dhe populli amerikan po ndjehet keq”, tha analisti Minxhozi.


