Mbreti Karli III ka dënuar ashpër atentatin që ndodhi në Uashington, duke theksuar se ngjarje të tilla nuk mund të cenojnë stabilitetin dhe udhëheqjen e një vendi.
Gjatë një fjalimi para Kongresit amerikan, ai u shpreh se takimi zhvillohet “në kohë pasigurie të madhe”, duke iu referuar konflikteve në Evropë dhe Lindjen e Mesme.
Në vijim, Mbreti iu referua incidentit me të shtëna armësh që ndodhi të shtunën gjatë darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington, ku merrnin pjesë presidenti Donald Trump, zonja e parë Melania Trump dhe zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë.
“Ne takohemi gjithashtu në pasojat e një incidenti jo larg kësaj ndërtese të rëndësishme, që synoi të dëmtojë udhëheqjen e kombit tuaj dhe të përhapë frikë dhe përçarje”, deklaroi ai.
“Më lejoni të them me vendosmëri të palëkundur: akte të tilla dhune nuk do të kenë kurrë sukses”, shtoi Mbreti Karli III.
Autoritetet amerikane kanë identifikuar të dyshuarin si 31-vjeçarin Cole Allen nga Kalifornia, i cili është akuzuar për tentativë vrasjeje ndaj Donald Trump.


